Organizata jonë Joqeveritare ka qenë e shqetësuar rreth një fenomeni që po ndodhë në Komunën e Lipjanit lidhur me shkatërrimin e pyjeve dhe hapësirave të gjelbëruara dhe si pasojë e mos efikasitetit të Gjykatës Themelore të Prishtinës dega në Lipjan lidhur me procedimin e lëndëve të veprave për kundërvajtje dhe penale në parandalimin e kësaj dukurie. Çdo prerje e pyjeve, kthen prapa disa dekada ekosistemin pyjor, pasi ripërtëritja e pyjeve është shumë e ngadalshme. Pasojat janë zvogëlim i sipërfaqes se gjelbër, me pak oksigjen të prodhuar dhe më pak dyokside karboni i harxhuar, prishje e kushteve mikro-klimatike të rajonit të caktuar, prishje e bilancit ujorë të tokës, prishje e habitateve jetësore të bimëve e sidomos shtazëve, po ashtu më pak hapësira rekreacioni e pushimi për njeriun, e shumë pasoja të tjera.
Synimi kryesor i këtij projekti: Është shtyrja e proceseve gjyqësore për para që kanë të bëjë me vepra për kundërvajtje dhe penale, me qëllim të mbrojtjes së mjedisit jetësor dhe të pyjeve me anë të mekanizimit të institucioneve gjyqësor në komunën e Lipjanit dhe njëkohësisht vetëdijesimi i qytetarëve për rolin e këtyre mekanizmave.
Po ashtu objektivi yni është ngritja e efikasitetit të Gjykatës Themelore të Prishtinës dega në Lipjan për kryerjen e lëndëve për vepra kundërvajtje dhe penale që kanë të bëjë me dëmtimin e mjedisit jetësor në komunën e Lipjanit.

yahr_raport_monitorues_i_gjyqesorit.pdf | |
File Size: | 515 kb |
File Type: |